Grabitet me dhunë ekonomistja e një firme private, i marrin 1 mln lekë

427
Një ekonomiste e një firme private ka rënë pre e grabitjes në kryeqytet.

Ngjarja sipas policisë është regjistruar rreth orës 12:30 të së hënës (29 maj 2017), në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”.

Tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin T. M 31 vjeç, dhe shtetases A. P 33 vjeçe, ekonomiste ne një firmë private, të cilës i kanë marrë me dhunë shumën monetare prej 1.000.000 lekë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal