Grabitet me armë një kazino tek “Ali Demi”, në kërkim autori

468
Një grabitje me armë ka ndodhur në një kazino në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në mesditë, ku një person i armatosur ka hyrë në ambientet e brendshme të kazinosë dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash. Ai ka goditur punonjësin e kazinosë, 42-vjeçarin G.V., teksa ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore, të cilat po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe për identifikimin e autorit të vjedhjes.
Sigal