Grabitet karburanti në Vlorë

456
Sigal

Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në qendër të Novoselës, në Vlorë.

Dy persona ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar rojen e karburantit.

Ata kanë thyer  xhamin e kabinës ku rrinte roja dhe i kanë marrë 35 mijë lekë.

Siç ka deklaruar roja, ata kanë qenë të armatosur pasi ka dëgjuar njërin ti thotë tjetrit: Nxirr pistoletën!

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.