Grabitet dyqani i celularëve në Tiranë, autorët të pajisur me dorashka e kapuça

557
Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në rrugën e Durrësit, ndërsa pre e grabitjes ka rënë një dyqan me pajisje elektronike në pronësi të A.Gj.
Pasi kanë thyer derën e dyqanit, ata kanë hyrë me shpejtësi ku kanë mundur të marrin disa aparate celularë dhe tablete dhe janë larguar me shpejtësi. Autorët dyshohet se janë dy dhe kanë qenë të pajisur me dorashka dhe bluza me kapuça që të mos linin gjurmë.
“Më datë 23.11.2017, rreth orës 04:30, në rrugën e “Durrësit”, në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, është vjedhur me thyerje dyqani me paisje elektronike, në pronësi të shtetasit A. Gj., ku dyshohet se kanë marrë aparate celular. Punohet për identikimin dhe kapjen e autorëve”-thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal