Grabitet dhe ekzekutohet afër banesës 18-vjeçarja

410
Sigal

FUSHË-KRUJË- Po kthehej nga ndërmarrja pasi kishte marr pagën e teksa po kthehej në shtëpi, persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë, e pasi e kanë grabitur, e kanë lënë të pa jetë pranë një kanali në afërsi të banesës së saj. Ky është një nga versionet mbi të cilat po heton policia e Krujës lidhur me fatin tragjik të 18-vjeçares Enkelejda Mëhilli, banore e fshatit Bilaj në Fushë-Krujë. Por burimet për “Telegraf” nuk përjashtojnë dhe pista të tjera, mbi të cilat po hetohet. Mësohet se trupi i pajetë i vajzës u konstatua nga familjarët e saj, rreth orës 08:00 të mëngjesit të ditës së enjte. Po familjarët bënë dhe njoftimin e policisë që shkoi në vendin e ngjarjes. Nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka gjetur vdekjen nga përplasja e një makine, pranë shtëpisë së saj, ndërkohë që familjarët hedhin dyshimet për një vrasje në tentativë për grabitje. 18-vjeçarja  punonte në një fabrikë këpucësh dhe po kthehej në shtëpi pasi kishte marrë pagën. Për këtë arsye policia, po heton mundësinë e grabitjes, me pasojë vrasjen.