Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një automjet në Patok të Lezhës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy autorët nën kërcënimin e armës kanë ndaluar mjetin dhe i kanë marrë drejtuesit të mjetit, Seit Sinanaj, i cili udhëtonte me gruan, një sasi të madhe parash.
Deri më tani nuk dihet sasia e parave që janë grabitur.
Agresoret ende nuk janë identifikuar, ndërsa janë shoqëruar disa persona në polici. Kjo e fundit ka ngritur disa pika kontrolli dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.