Grabitësit vjedhin kasafortën e biznesmenit duke hyrë nga dritarja

429
Gjatë natës, në rrethana ende të paqarta, persona të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një biznesmeni në kryeqytet. Nga të dhënat e para mësohet se grabitësit kanë hyrë në zyrën e biznesmenit M. Muça. Sipas hetimeve në vendin e ngjarjes, rezulton se hajdutët kanë hyrë nga dritarja dhe kanë vjedhur kasafortën. Në kasafortë ka pasur vetëm letra me vlerë dhe jo shuma parash.
Sigal