Grabitësit i bëjnë namin 36-vjeçarit në Fushë-Krujë, i marrin paratë dhe makinën

504
Banesa e një 36-vjeçari në Fushë-Krujë ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme. Persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet B.K, dhe në kërcënimin e armëve i kanë marrë një shumë parash dhe bizhuterish. Por grabitësit nuk janë mjaftuar me kaq, por i kanë marrë 36-vjeçarit edhe një mjet tip “Volksweagen”.
INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volzvagen.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor.
Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale
“Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
Sigal