Grabitësit e Fierit nuk kishin celularë më vete, dalin detaje nga hetimi

389
Tentativa e grabitjes në Fier, nuk gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit, dyshohet se i kishin lënë në furistradën me të cilën u larguan tre hajdutët e tjerë. Të pesë grabitësit ishin duke hapur derën e Minella Muçit dhe fqinjit të tij kur në vendngjarje mbërriti policia.
Në vendngjarje u gjet çanta me një palë pinca, me një çelës papagall, një kaçavidë, një levë dhe mjete të tjera që përdoreshin nga grabitësit për të hapur bravat e dyerve.
Identitetet e tre prej pesë grabitësve që tentuan të vjedhin me armë banesën e Minella Muçit mëngjesin e të premtes në qytetin e Fierit mbeten ende engimë.
Fakti se 20-vjeçarit Xhuliano Sollaku, që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muçës që u plagos, nuk u janë gjetur me vete telefonat celularë, ka bërë që tre autorët e tjerë të mund t’u shpëtojnë prangave deri tanimë.
Mësohet se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kontrollit të ushtruar në trupin e viktimës e të plagosurit, nuk është gjetur asnjë aparat celular. Për këtë arsye, deri tani ka qenë e pamundur që të verifikohet se me kë kanë komunikuar natën e ngjarjes Xhuliano Sollaku dhe Arben Muça.
Por, pavarësisht se nuk u janë gjetur me vete aparatët celularë, burimet shprehen se hetuesit janë duke siguruar të dhënat e numrave që janë përdorur së fundmi nga viktima dhe i plagosuri prej të afërmve të këtyre të fundit. Më pas, do t’u kërkohet kompanive celulare përkatëse që të mundësojnë tabultet telefonike të numrave që janë përdorur nga Sollaku dhe Muça.
Burimet shprehen se nuk dihet nëse grabitësit kanë përdorur të njëjtin numër si për të komunikuar me familjarët, ashtu edhe me njëri-tjetrin. Dyshohet se para se të shkonin për të kryer grabitjen, t’i kenë lënë celularët në automjetin tip fuoristradë me të cilën u larguan tre prej tyre.
Ndërkohë, mësohet se janë gjetur vetëm armët e zjarrit e përdorura prej dy grabitësve dhe çanta me veglat që hajdutët kanë përdorur për të hapur bravën e derës së banesës së çiftit Muçi.
Nga burimet bëhet e ditur se të pesë grabitësit kanë qenë duke hapur derën e çiftit Minella Muça, madje, kanë tentuar të hapin edhe derën e një fiqnji. Në momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pranë hyrjes së pallatit ku jetojnë çifti i të moshuarve Muçi, të pesë grabitësit kanë zbritur me vrap shkallët dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë.
Arben Muça ka zbritur në trotuar dhe ka qëlluar me kallashnikov drejt policisë, duke mundësuar largimin e tre prej pesë grabitësve. Kur Arben Muça është plagosur dhe ka rënë në tokë, ka qenë Xhuliano Sollaku që ka mbuluar shokët e tij duke qëlluar kundër policisë. Por, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Sollaku ka mbetur i vdekur në vend.
Duke përfituar nga mbulimi i dy shokëve të tyre, tre grabitësit e tjerë kanë mundur të largohen me një automjet tip foristradë, ndërkohë që fatmirësisht në radhët e policisë nuk ka pasur të lënduar. Burimet pohojnë se pavarësisht se ka persona që dyshohet se ka persona qe kane dijenk mbi ngjarjen, ende nuk është arritur të sigurohen prova konkrete per te dyshuar te tjere si te implikuar. Dyshohet se të paktën një prej grabitësve ka qenë nga qyteti i Fierit por ende nuk ka një emër perfundimtar, shtojne burimet.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët e tentativës së vjedhjes me armë të mëngjesit së të premtes në Fier, kanë pasur informacione se në banesën e Minella Muçit mund të kishte një sasi të konsiderueshme parash. Ndërkohë, nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes dhe këqyrjes së provave të sekuestruara në vendngjarje, janë ngritur dyshimet se autorët kanë qenë hajdutë profesionistë.
Kështu, mësohet se në vendngjarje, hajdutët kanë braktisur një çantë me veglat që kanë përdorur për të hapur një prej bravave të derës së banesës së Minella Muçit. Në këtë çantë janë gjetur një çelës papagall, një kaçavidë, pinca, një levë e mjete të tjera që përdoreshin prej grabitësve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se grupi në fjalë kishte kohë që vepronte në disa qytete të vendit. Policia dhe prokuroria janë duke verifikuar të kaluarën e Sollakut dhe Muçës për të siguruar informacione dhe prova ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të mundshëm në këtë ngjarje. Vetë i plagosuri Arben Muça nuk ka pranuar te bashkepunojë, duje pohuar para hetuesve se ishte i tronditur e nuk mbante mend gjë. Diten e djeshme gjykata vendosi masen e sigurise arrest ne burg pa afat ndaj tij.