Grabitësi i kërcënon shqip, zviceranët nuk kuptojnë por arma…

507
Sigal

Natën e shkuar, rreth orës 00.15, katër burra u përballën me një person që fillimisht nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte. Pasi nuk u kuptua që ishte gjermanisht, autori i ka kërcënuar ata në shqip.

I riu me origjinë shqiptare sipas gazetës zvicerane “Blic”, kërcënoi burrat nëpërmjet një pistolete në Rappersëil të Kantonit St. Gallen të Zvicrës, duke i detyruar ata të nxirrnin të gjitha gjerat përsonale që kishin me vete.

Burrat dorëzuan pa zhurmë pajisjet elektronike, kartat bankare dhe çantat e tyre me vlerë qindra franga.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij por pa sukses.

Vjedhësi përshkruhet si një i ri me moshë 25-30 vjeç, me flokë të prerë shkurt, pak mjekër dhe me një xhaketë të bardhë. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar.