Grabitës me armë e maska terrorizojnë çiftin në Urën Vajgurore, por nga banesa e tyre…

475
Disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e një çifti në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, për t’i grabitur.
Por grabitësit janë pikasur nga 57-vjeçarit me inicialet O.B. dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë përleshur grabitësit. Këta të fundit kanë goditur me qytën e armës 57-vjeçarin. Gjatë përleshjes ka ndërhyrë edhe bashkëshortja D.B 55-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të lehta.
Autorët kanë kontrolluar banesën por kanë mundur të marrin me vete vetëm dy telefona celularë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 21:15, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit O. B.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se O. B, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja D. B., 55 vjeçe, kishin dëmtime të lehta në pjesën e kokës jashtë rrezikut për jetën.
Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre. Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O. B., në kokë me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta.
Shtetasit ende të pa identifikuar kanë kontrolluar banesën ku kanë marrë dy aparate celular janë larguar menjëherë. Forca të shumta policie po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal