Grabiten zyrat e një kompanie private në Tiranë, hajdutët i marrin kasafortën me para

484
Zyrat e një kompanie privatë në kryeqytet janë vjedhur gjatë natës së kaluar. Një kompaninë me administrator shtetasin me iniciale Sh.R, 64 vjeç, banues në Tiranë, është vjedhur një sasi e konsiderueshme lekësh.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se vjedhja është kryer pa thyerje.
Nisur nga kjo, dyshohet se personat që kanë kryer vjedhjen të kenë pasur kopje të çelësave dhe kanë mundur të marrin kasafortën.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen, dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal