Grabitën tabelat elektronike të shkollës, pranga 3 ‘skifterëve’ nga Kuçova

704
Tre të rinj kanë rënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje të disa pajisjeve elektronike në një shkollë në Kuçovë. Ngjarja në fjalë ndodhi në 18 janar në lagjen “11 Shkurti”, në shkollën e mesme të qytetit.
Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ranë; K.Gj, 17 vjeç, Sotir Diamandi, 19 vjeç, dhe Vefjon Diamandi, 19 vjeç, të tre banues në Kuçovë.
“Më datë 13.10. 2017, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë fal një pune të mirëfilltë hetimore u zbardh vjedhja e ndodhur në shkollën e mesme, në lagjen “11 Shkurti ” Kuçovë.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 18.01.2017 ku në shkollë e mesme u vodhën me thyerje 39 tableta elektronike të markës “PRESTIGIO MULTIPAD”, u bë ndalim i 3 prej autorëve të dyshuar:

K.Gj, 17 vjeç, Sotir Diamandi, 19 vjeç, dhe Vefjon Diamandi, 19 vjeç, të tre banues në Kuçovë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 autorë të tjerë:

R.P, 19 vjeç, dhe Sh.H, 18 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë së Kuçovës.
Sigal