Grabiten një sasi e madhe parash në Sarandë

107
Është vjedhur një ditë më parë në një banesë në Sarandë një sasi e konsiderueshme parash.

Policia ka mundur të identifikojë vetëm njërin nga autorët.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe punohet për kapjen e A. S., 34 vjeç, banues në Livadhja, pasi gjatë natës, në Livadhja, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë banesën e shtetasit L. K., 27 vjeç.

Autorët, sipas hetimeve paraprake, kanë thyer një dritare të banesës për të hyrë brenda.

Sasia e vjedhur është 20 milionë lekë, njofton Policia, që shton se po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.