Grabitën me armë pensionet në Bulqizë, një në pranga një në kërkim

406
Policia e Bulqizës ka zbardhur grabitjen me armë dhe maska të zyrës së pensioneve në njësinë administrative Zerqan të Bulqizës. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Zerqan 2016’, u bë i mundur arrestimi i shtetasi Elvi (Blerim) Bici, 26 vjeç banues në fshatin Strikcan, i dënuar më herë për vjedhje dhe për plagosje të rëndë me dashje.
Ndaj tij, Prokuroria e Dibrës ka lëshuar sot urdhrin e arrestit pasi dyshohet për veprat penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Policia ka identifikuar edhe autorin e dytë të ngjarjes, shtetasin S.B, 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi më 25 shkurt të këtij viti, ku dy persona të maskuar dhe me armë grabitën një sasi prej 1.336.138 lekë të reja në Zyrën e pensioneve të kësaj njësie administrative. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 7 kallëpe lënde eksplozive tritol me peshë të përgjithshme 1.4 kg; 34 copë fishek luftarak mod.56 kalibër 7.62 mm; 1 predhë fisheku luftarak; 1 qytë druri për automatik mod.56 kalibër 7.62mm.
Sigal