Grabitën dyqanin në Tropojë, pranga dy të rinjve, ja çfarë iu gjet në banesë (EMRAT)

674
Dy persona janë arrestuar në Tropojë pasi akuzohen se kanë grabitur një dyqan. Gjatë aksionit policia ka sekuestruar 170 mijë lekë, 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme, dhe 1 kallëp tritoli.
Më datë 08.02.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan shtetasit: Din Sylaj, 22 vjeç dhe Bledar Gelaj, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Koçanaj, Tropojë.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasti S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Din Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Vjedhja kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 134-25 dhe 278 të Kodit Penal.
Sigal