Grabitën çiftin e moshuar dhe i lidhën këmbë e duar, dy të shoqëruar

69
Shoqërohen në polici dy persona, të cilët dyshohet të jenë autorë të grabitjes me dhunë që ndodhi pak ditë më parë në Shkallnur të Durrësit.
Pre e grabitjes ranë një çift të moshuarish, të cilëve përveçse autorët u vodhën (tre persona) rreth 100 000 lekë, i lidhën ata dhe torturuan. Dy bashkëshortët e moshuar M.E., 77 vjeç dhe SH.E., 69 vjeçe përfunduan në spital nga dhuna. Ndërkohë, policia është në kërkim të autorit të tretë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe Sh.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.