Grabitën banesën e Presidentit të Juventusit, arrestohen tre shqiptarët

455
Pas dy muajsh hetime, Policia e Torinos ka zbuluar dhe arrestuar tre shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e banesës së Presidentit të Juventusit Andrea Agnelli. Sipas mediave italiane, në pranga janë Femi Makolli, 48 vjeç, Sedat Kurda, 50 vjeç dhe Florim Rexhepi, 41 vjeç. Këta persona akuzohen edhe për 9 vjedhje të tjera banesash në zonën e Torinos. Sipas njoftimeve, ata janë me origjinë nga Kosova. Vjedhjen në banesën e Agnelli-t e kanë bërë ditën e Pashkëve. Dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë që kapin shifrat e miliona eurove.
Të tre persona me precedentë të shumë penalë, kosovarët ishin kthyer në makthin e pasanikëve në Veriun e Italisë. Ata kishin rënë në sy të policisë prej orëve të shtrenjta, që mbanin në duar. Mediat italiane shkruajnë se në verë banda kishte planifikuar të grabiste disa vila në Zvicër dhe Spanjë. Prokurorët italianë po hetojnë për bashkëpunëtorë të mundshëm që kanë ndihmuar kosovarët të kryejnë serinë e gjatë të vjedhjeve shumëmilionëshe.
Sigal