Grabiten 3 biznese brenda natës në Korçë: Dyshime se autorët janë të njëjtë, sekuestrohen pamjet e kamerave

413
Sigal

Vetëm mbrëmjen që lamë pas hajdutët kanë kryer 3 vjedhje në qytetin e Korçës dhe rrethinat, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët, dhe për sigurinë e tyre.

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e dy prej tyre, ku burime bëjnë me dije se grabitësit kanë qenë 4, të maskuar dhe të armatosur. Vjedhja e pare është kryer në fshatin Bulgarec. Më pas dyshohet se janë të njëjtët persona të cilët kanë kryer edhe grabitjen e dytë në fabrikën e përpunimit të letrës në aksin nacional Korcë-Kapshticë.

Personat kanë mundur të marrin një sasi te konsiderueshme parash. Dëshmitë e pronarëve në polici janë marrë mëngjesin e sotëm. Janë marrë gjithashtu dhe kamerat e sigurisë. Autorët janë futur nga pjesa e pasme e biznesit, nga dritarja.