Grabiten 3 biznese brenda natës në Korçë, detajet e para të ngjarjes

410
Sigal

Tre grabitje kanë ndodhur gjatë natës së kaluar në qarkunn e Korçës ku janë vjedhur sasi parash në tre biznese dhe një banesë.

Sipas një njoftimi të Policisë në banesën dhe biznesin privat të një qytetari persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë një sasi lekësh.

Deklarata e Policisë:

Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.