Grabiten 200 mijë lekë në një kazino në Durrës

434
Dy persona me kaskë motori në kokë dhe të armatosur grabitën një kazion në lagjen nr 5 në Durrës përballë “Pallatit të Sportit”
Policia e Durrësit informoi mëngjesin e sotëm (25 tetor 2015) se grabitja ndodhi rreth orës 03:10 minuta.
“Dy persona me kaska motori në kokë dhe të armatosur, njëri me thikë dhe tjetri me armë janë futur në një kazino. Për pasojë. kanë marrë shumën e lekëve që ndodheshin në kasë dhe janë larguar” informon policia duke shtuar se grabitësit “nuk kanë qëlluar dhe nuk ka persona të dëmtuar”
Në momentin e grabitjes në kazino ndodhej vetëm bodygardi dhe banakieria.
ìNga ana e Efektivave të Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal