Grabiste dhe dhunonte priftërinjtë, arrestohet shqiptari në Itali

84
Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi ishte kthyer në tmerrin e priftërinjve pasi i grabiste dhe i dhunonte. Mësohet se i riu së bashku me një person tjetër, në dhjetor të viti të shkuar kishte grabitur dhe më pas dhunuar një prift. 24-vjeçari Ardit Jakimi është identifikuar nga karabineria italiane, pasi është arrestuar për një tjetër grabitje bërë vetëm para pak javësh. Tashmë mbi të riun shqiptar rëndojnë dy akuza për vjedhje dhe dhunim personi.