Gomonia me 700 kg marijuanë shqiptare braktiset nga skafistët në plazh

512
Policia italiane e Maceratës e rajonit Marke ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një gomone me rreth 700 kg marijuanë në bord.

Gomonia ishte braktisur nga skafistët në bregdetin e plazhit Porto Recanati të Macerratës.

Lënda narkotike ishte konfeksionuar në 28 pako të mëdha me rreth 30 kg drogë secila.

Vlera e saj në tregun e shitjes do të sillte një përfitim prej 5 milionë euro.

Gomonia ishte e pajisur me 2 motorra të fuqishëm prej 200 kuaj fuqi secili dhe brenda saj policia italaine ka gjetur gjithashtu dhe 29 bidona me benzinë.

Lënda narkotike supozohet se vinte nga Shqipëria e se është braktisur nga skafistët në tentativën për t’i shpëtuar kontrollit të rojes bregdetare italiane.
Sigal