Gomonia me 1.6 ton kanabis u nis nga Himara, trafikanti shqiptar jep dëshminë e parë

424
Tre nga trafikantët që u kapën brenda gomones 12 metra duke transportuar 1.6 ton kanabis drejt Italisë do merren në pyetje sot në Prokurorinë e Pireut.
Mediat greke bëjnë me dije se tre nga trafikantët, një shqiptar, një italian dhe një bullgar janë dërguar pak minuta më parë në Prokurorinë e Pireut.
Sipas policisë greke shtetasi italian konsiderohet të jetë drejtuesi i grupit, ndërsa shqiptarët ndihmësit e tij, por dëshmitë e tyre do të jenë vendimtare për të zbardhur më shumë detaje nga kjo ngjarje.
Mësohet gjithashtu se nesër dhe pasnesër do të dërgohen në prokurori edhe 8 persona të tjerë.
Sigal