Gomonia e kapur afër Gjirit të Vlorës, zbulohet sasia e drogës së sekuestruar

462
Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni që u zhvillua gjatë natës, ku u bllokua një gomone disa milje larg Gjirit të Vlorës. “BalkanWeb” mëson se në mjetin e lundrimit u kapën 1.5 ton kanabis sativa, ndërkohë që policia është në ndjekje të skafistëve.
Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se skafistët kanë mundur të largohen nga gomonia 8 metra e gjatë dhe me dy motorë të fuqishëm. Ka dyshime se skafistët janë larguar pasi mjeti lundrues pësoi avari. Ndërkohë, vijon aksioni për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.
NJOFTIMI I POLICISE
D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.
Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, disa milje larg ujrave ndërkufitare mbrëmë u konstatua një gomone rreth 8 metra e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.
Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.
Sigal