Golem, burri tenton të vrasë ish bashkëshorten në restorant

495
Një burrë ka tentuar të vrasë ish bashkëshorten e tij ditën e sotme në një restorant në plazhin e Golemit në Kavajë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të çiftit dhe pushuesve, të cilët kanë qenë të shumtë dhe kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Në bazë të dëshmive të të pranishmëve në ngjarje mësohet se çifti ka qenë duke drekuar dhe mes tyre ka nisur një debat me tone të ashpra.
Fadil Kasemi, i cili është i divorcuar nga gruaja me të cilën ishte duke drekuar, ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar ish bashkëshortes. Fidele Hafizi, e cila është magjistrale në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, është qëlluar një herë nga Kasemi me qytën e pistoletës dhe më pas ka arritur t’ia heqë armën nga dora ish burrit. Identiteti i gruas nuk është bërë ende i ditur, ndërsa në momentin që burri ka nxjerrë armën, pushuesit janë terrorizuar dhe janë fshehur për të shpëtuar nga ndonjë plumb qorr i mundshëm. Dëshmitarët i detajuan policisë momentet e ngjarjes në mes të restorantit buzë detit në Golem: “Burri ishte duke u konfliktuar me gruan që kishte në tavolinë dhe në një moment u ngrit dhe e goditi me grushte në fytyrë.
Në grindje e sipër, ka hapur çantën që mbante në krah ku edhe kishte një armë zjarri tip pistoletë. Në këtë moment, gruaja e ka tërhequr me forcë çantën dhe ka vrapuar duke kërkuar ndihmë”. Policia tha se reagoi shpejt duke neutralizuar të dyshuarin që e vuri në pranga kurse u dërgua në spital për ndihmë mjekësore ish e shoqja e tij. Fadil Kasemi është shoqëruar në polici, ku edhe do të japë detaje më të hollësishme në lidhje me atë që ka ndodhur mes çiftit,. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë. – See more at: http://www.noa.al/artikull/golem-burri-tenton-te-vrase-gruan-me-pistolete-ne-restorant/504766.html#sthash.1s2xgtOa.dpuf
Sigal