Goditja ndaj grupit Bajri/ Flet kreu i policisë holandeze: Do pasohet nga…

536
Sigal

Drejtori i policisë holandeze ka folur për aksionin policor “Oaz” që goditi grupin Bajri, në një bisedë me Ardi Veliun, kreun e policisë shqiptare.

“Në fjalën e tij, Akerboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacionesh dhe operacione të tjera të përbashkëta”, thuhet në një njoftim zyrtar nga policia shqiptare.

WhatsApp Image 2018-09-26 at 13.31.55

Njoftimi i plotë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që zhvillohet në qendrën e Europol në Hagë, Holandë.

Drejtori i Përgjithshëm shoqërohet nga shefi i Zyrës Kombëtare Europol dhe oficeri i kontaktit të Policisë së Shtetit në Europol.

Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Holandës z. Erik Akerboom.

Në këtë takim ai falënderoi Drejtorin e policisë holandeze për bashkëpunimin gjatë operacionit të fundit të koduar “OAZ”, që u finalizua në bashkëpunim me Policinë holandeze ku u godit një grup kriminal që operonte në Shqipëri dhe Holandë.

Në fjalën e tij, Akerboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacionesh dhe operacione të tjera të përbashkëta.

Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë holandeze shprehu falënderime për punën e policisë shqiptare dhe të oficerëve të kontaktit në të dy vendet.

Në fund të takimit Veliu ftoi Drejtorin e Përgjithshëm Akerboom për një vizitë në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi nga homologu holandez.