Goditi punonjësit e OSHEE dhe policët, arrestohet 24-vjeçari në Himarë

505
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një të ri në Himarë, pasi ka kundërshtuar me dhunë dhe gjatë ushtrimit të detyrës punonjësin e OSHEE si dhe punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit nga Policia e Vlorës në pranga ka përfunduar Andrea.B., 24 vjeç, banues në Himarë. Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë të riun të ndërmarrë këtë akt.

Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.