Goditi punonjësin e policisë, pranga 30-vjeçarit në Lushnje

426
Sigal

Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushnjes pasi ka goditur punonjësin e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje,  arrestuan në flagrancë shtetasin: Flamur Arapi, 30 vjeç, banues në fshatin Kadiaj, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë në Komisariatin e Lushnjes i cili ka qëne në një zbatim vendimi të Bashkisë Lushnje për konfliktin e pronësisë që ka pasur shtetasi Flamur Arapi me shtetasin O.A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.