Goditi me thikë fqinjin, arrestohet 58 vjeçari nga Korça

406
Skënder Shahinasi, 58 vjeç, banues në Korçë është arrestuar në flagrancë, pasi tentoi të vrasë me thikë fqinjin e tij, pas një konflikti të çastit. Në cilësinë e provës materiale, Skënder Shahinasit, iu gjet dhe bllokua një thikë (me teh të këputur) si edhe një sopatë. Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Shahinasit pasi, dje në lagjen nr 18, në qytetin e Korçës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me shtetasin E.SH, 58 vjeç, ka tentuar ta vrasë këtë të fundit, duke e goditur disa herë, me sende të mprehta (thikë).
Shtetasi E.SH, është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.Gjatë momentit kur autori i kësaj ngjarje, do të shoqërohej nga shërbimet e Rendit, për në Komisariatin e Policisë Korçë, në afërsi të banesës të tij, ky i fundit u gjet duke mbajtur një sopatë në dorë .
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vrasja me dashje, e ngelur në tentativë” parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal.
Sigal