Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë një 41 vjeçar me iniciale M.D., banues në Belsh.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kunatën e tij.
Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar neni 130/a i Kodit Penal.