Goditi me kaçavidë të riun, pranga agresorit në Vlorë (Emri)

538
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi plagosi me kaçavidë një person. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Emiljano Barjamaj ka goditur me mjete të ftohta shpuese (kaçavidë), shtetasin A.B., 21 vjeç.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa i riu fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia ka arrestuar shtetasin:
• Emiljano Barjamaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Është kryer arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në lagjen ”Pavarsia”, ka goditur me mjete të ftohta shpuese (kaçavidë), shtetasin A.B., 21 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Sigal