Goditi me grushte xhaxhain, arrestohet 27-vjeçari nga Gramshi

455
Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Burime zyrtare nga policia e Gramshit bënë me dije se shtetasi me inicialet A.Q, nga fshati Sotir, dyshohet të ketë goditur me grushte xhaxhain.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin e shtetasit:
A. Q, 27 vjeç banues në fshatin Sotir, Njësia Administrative Kushovë Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Sotir të Njësisë Administrative Kushovë Gramsh për motive pronësie, dyshohet të ketë goditur me grushta xhaxhain e tij, shtetasin Xh.Q., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Sigal