Goditi dy basketbolliste të Flamurtarit, arrestohet babi i njërës prej lojtarëve të Përmetit

603
Ndeshja e basketbollit për femra e luajtur dje në Përmet mes vendasve dhe ekipit të Flamurtarit është mbyllur me një incident që ka përfunduar me të arrestuar.
Gjaknxehtësia e lojës ka bërë që një debat i ashpër mes basketbollisteve të zhvendoset edhe në korridorin e dhomave të xhveshjes, aty ku shtetasi Ardian Çobo, 46 vjeç, prind i njërës prej basketbollisteve të Përmetit, ka hyrë dhe ka goditur 2 lojtare të Flamurtarit.
Si pasojë policia e Përmetit ka arrestuar Ardian Çobon dhe ndaj tij ka nisur një procedim penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka hapur një hetim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Sigal