Goditi dhe kundërshtoi dy punonjës të rrugores, pranga 55-vjeçarit

388
TIRANË-Një 55-vjeçar është arrestuar dje në Tiranë pasi kundërshtoi dhe goditi dy punonjës të policisë rrugore. I arrestuari është Refat Shkrela me banim në kryeqytet. Arrestimi i tij u krye në rrugën ”Ibrahim Rugova” pranë ”Tajvanit” teksa 55 vjeçari po drejtonte automjetin e tij tip Mercesdez benz, me targa AA 028 LM në sens të kundërt me drejtimin e lëvizjes.
Për këtë arsye ai u ndalua nga punonjësit e policisë rrugore D.H dhe E.B me të cilët u konfliktua pasi nuk iu bind urdhrave të tyre.
Sipas policisë 55-vjeçari jo vetëm i ka kundërshtuar ato, por edhe i ka goditur me grushte. 
Sigal