Goditet rrjeti i prostitucionit, 12 tutorë e klientë në pranga

631
Shkatërrohet një rrjet prostitucioni në Kosovë, ndërsa në pranga kanë rënë 12 pranga. Kështu, në kuadër të dy operacioneve policore në Mitrovicë që nga data 21 nëntor u kapën 12 tutorë dhe klientë prostitutash si dhe u arrit të shpëtohej një femër që kishte rënë pre e trafikimit.
Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.
TE ARRESTUAR:
H. M. lindur me 1971 (mashkull)
F. R. lindur me 1985(mashkull)
F. F. lindur me 1955 (mashkull)
Sh. Sh. lindur me 1984 (Femer)
S. Sh. lindur me 1968 (mashkull)
E. B. lindur me 1972 (mashkull)
D. H. lindur me 1961 (mashkull)
Xh. V. lindur me 1963 (mashkull)
Xh. H. lindur me 1969 (mashkull)
N. H. lindur me 1966 (mashkull)
A. Sh. lindur me 1968 (mashkull)
I. M. lindur me 1969 (mashkull)

Të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave.
Sigal