Goditet më gurë në kokë i riu pas një sherri masiv në Elbasan

581
Sigal

Një i ri është qëlluar me gurë dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë në një nga lagjet kryesore të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lazarenët” pas një konflikti të dhunshëm ku janë përfshirë disa persona.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat që janë në dijeni të rrethanave të ngjarjes dhe të personave të përfshirë në ngjarje.

I plagosuri me gurë në kokë e trup është dërguar në repartin e kirurgjisë së Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.