Goditet grupi që kryente vjedhje banesash e lokalesh në Gjirokastër, 6 të ndaluar

483
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës finalizuar operacionin “Kalaja” ku janë arrestuar 3 persona pasi dyshohet se kryenin vjedhje ne banesa dhe lokale. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar dhe 3 persona të tjerë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë blerë mallrat e vjedhura.
Si rezultat i kësaj pune u bë ndalimi i shtetasve :
Kristo Ajdini, 20 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
A.A., 15 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
K.Xh., 16 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh.
Konkretisht: Në datë 24.01.2017, shtetasit e mësipërm kanë vjedhur 12.000 (dymbëdhjetë mijë) lekë, 50€, disa paketa cigaresh, disa shishe me pije alkolike dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit O.I, në lagjen “18Shtatori”, Gjirokastër.
Në datë 02.02.2017 këta shtetas kanë vjedhur 7 steka me cigare, 30€, 3.500(tre mijë e pesëqindë) lekë si dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit K.V. , në Lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër.
Në datë 07.02.2016 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 7 bateri makine, një aparat karikimi baterish, rreth 5 kg materiale alumin, një troko si dhe disa sende të tjera.
Nga ana e shërbimeve të policisë është sekuestruar një bateri si dhe trokoja në banesën e shtetasit K.Xh.
Si rezultat i kësaj pune u bë gjithashtu dhe ndalimi i tre shtetasve të tjerë për veprën penale “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ”.
U ndaluan shtetasit:
Iqmet Ibrushi, 38 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, ( i dënuar më parë për vjedhje).
Admir Shehu, 40 vjeç , banues në Gjirokastër.
Erion Lika, 34 vjeç , banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë blerë mallrat e vjedhura, që kishin vjedhur shtetasit Kristo Ajdini, K.Xh. dhe A.A.
Shtetasit Admir Shehu dhe Erion Lika kanë pika skrapi të licensuara në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër dhe kanë blerë sende të vjedhura pa dokumentat përkatëse.
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në Gjirokastër ku dyshohet se autorët janë shtetasit Kristo Ajdini, A.A dhe K.Xh.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal