Goditet grupi kriminal në Tiranë; sekuestrohet drogë dhe armë

498
Asgjësohen në total rreth 2750 bimë të dyshuara kanabis dhe armë dhe arrestohen në flagrancë tre shtetas e shpallen në kërkim dy të tjerë. Në pranga kanë rënë shtetasit Lufti Neli, 38 vjeç; Fatjon Xhaferri, 19 vjeç dhe i mituri E. Xh., 15 vjeç. Ndërkaq janë shpallur në kërkik shtetasit A. Sh., 27 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, banues në Krujë
Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e policisë ka evidentuar në fshatin Pinar, në vendin e njohur si “Kodra e Diellit”, të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës si dhe në fshatin Palaq, njësia administrative Prezë rreth 2750 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Fatjon dhe E. Xhaferri, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri një automatik i tipit AK-47 dhe një pushkë 10-she. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal