Goditet grupi i vjedhjes së banesave në Kamëz, arrestohen tre 20-vjeçarë

455
Komisariati i policisë numër 5 në Kamëz goditi një grup kriminal me tendencë vjedhjen e banesave. Sipas policisë grupi dyshohet se është përgjegjës për vjedhjen e rreth dhjetë banesave në zonën e Kamzës, Bathores dhe Valiasit.
Mëngjesin e të hënës policia arrestoi në banesat e tyre Leon Dedën, Edmond Ndrecën dhe David Prelën të tre të moshës 20-vjeçare, banues në Kamëz. Personat sipas policisë u kapën në flagrancë pasi kishin vjedhur orendi dhe sende elektroshtëpiake në banesën e një gruaje në rrugën “Stambolli” në Kamëz.
Si pjesë e të njëjtit grup kriminal, policia tha se ka shpallur në kërkim edhe Xhentil Mardodën19 vjeç dhe Ardian Markun 18 vjeç. Hetimet vazhdojnë në identifikimin e personave të tjerë të dyshuar, si dhe zbardhjen e krimeve të tjera të mundshme për të cilat mund të jetë përgjegjës ky grup.
Sigal