Goditet grupi i bosit të mafias në Itali, arrestohen 12 anëtarë të organizatës kriminale

591
Policia italiane ka arrestuar 12 persona gjatë një operacioni blic, pasi dyshohet se janë anëtarë të një organizate mafioze qe kanë lidhje edhe me ‘Cosa Nostra’ që drejtohet nga bosi i ri Messina Denaro, ky i fundit ndodhet në arrati prej 24 vitesh. Operacioni është ndërmarrë në Trapani dhe kanë marrë pjesë mbi 100 efektivë policisë. Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në bandë kriminale, grabitje përmes dhunës e mashtrimit. Sipas mediave italiane, të arrestuarave u janë sekuestruar edhe pasuri të patundshme të vendosura nga aktiviteti kriminal.
Paratë e Klanit që financonin mbajtjen në arrati të Messina Denaro
Një pjesë e parave që vijnë nga investimet e klaneve të Vita dhe Salemi shkojnë për të mbajtur bosin Matteo Messina Denare, i cili është në arrati dhe në kërkim që prej 1993.
Policia gjatë operacionit ka sekuestruar tre komplekse biznesi, përfshirë makineritë dhe pronën, të cilat konsiderohen si një mjet për të favorizuar dhe financuar grupet kriminale.
Në pranga edhe ‘mbreti i energjisë së erës’. Mes personave të cilët janë arrestuar nga policia është edhe Vito Nicastri, sipërmarrës nga Trapani i ashtuquajtur ‘mbreti i energjisë së erës’, sepse ishte i pari në Sicili i cili u përqendrua tek energjia e pastër. Emri i Nacastri nuk është një emër i ri për policinë dhe prokurorinë që ka bërë hetimet në lidhje me të pretenduarin si favorizues i kumbarit Castelvetrano. Lidhja e tij me bosin mafioz i ka kushtuar sekuestrimin e qindra milion eurove. Për të, mes të tjerëve, ka dëshmuar edhe i penduari Lorenzo Cimarosa, i cili ka vdekur, duke e cilësuar si një nga financuesit më të mëdhenj të Messina Denaro. Bashkëpunëtori me drejtësinë ka treguar për një çantë të madhe të mbushur me para që Nicastri i ka dërguar bosin të mafias nëpërmjet një tjetër burri të nderuar, Michelle Gucciardi.
Kush është Matteo Messina Denaro 
Mateo Mesina Denaro është nxënësi i preferuar i Toto Riinës. Tani prania e tij ndihet si kurrë më parë në “Cosa Nostra”, që është kreu i organizatave kriminale italiane ku bëjnë pjesë Kamorra Napolitane, Ndrageta Kalabreze dhe Sakra Korona Unita e Puljas. Madje, më shumë se kaq, ekspertë e njohës të shumtë të mafies shprehen se ai luan prej vitesh rol të dorës së parë në politikën dhe jetën e mafies. Matteo Messina Denaro është një mafioz i ri dhe i pamëshirshëm, i aftë të mos ndalet përpara asgjëje për t‘u ulur në fronin e “Bosit të Bosëve” të shekullit XXI. Mesina Denaro është një kopje e përkryer e mësuesit të tij, Toto Riinës. Tmerrësisht i dhunshëm, mizor në ekstreme, ai nuk trembet nga askush dhe mbi të gjitha zotëron zgjuarsinë e nevojshme për të mos rënë në duart e ligjit. Gjithashtu zotëron një nuhatje të pazakontë në zbulimin e bizneseve fitimprurëse. Arriti të krijojë një pasuri të pallogaritshme me trafikun e drogës e me anë të zhvatjes përmes kërcënimit. Në trafikun e drogës, karriera e tij u zhvillua me hapa marramendëse. Në pak vite, nga një trafikant i vogël, u kthye në një shpërndarës me peshë të rëndësishme në qarqet e narkotrafikut botëror. Sipas FBI-së, Denaro është një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë. Duket se mban lidhje të afërta me më shumë se një nga lordët kolumbianë të drogës.
Bosi i ri
Jeta e mafiozeve italiane eshte nje klishe e madhe dhe e tille eshte edhe per Messina Denaro. Ai lindi me 26 prill te vitit 1962 ne Kastelvetrano, nje qytet prane Trapanit. Ishte pikerisht periudha kur klanet mafioze po shtonin ndjeshem fuqine dhe influencen e tyre. Rasti me tipik eshte ai i klanit te Korleones. Ne kete kohe, mafia amerikane dhe ajo siçiliane bashkepunuan ne trafikun e heroines, qe u solli te dyja paleve fitime kolosale. Ishulli i Siçilise kontrollohej plotesisht nga te ashtuquajturit “Burrat e nderit”, termi me te cilin identifikoheshin mafiozet. Popullsia vendase nuk e kundershtonte aspak kete kontroll, pasi e shihte ‘Cosa Nostra‘-n si organizaten qe e mbronte nga shteti italian, te cilin e konsideronin si pushtues. Ne kete atmosfere u rrit edhe Mateo Denaro Messina. Babai i tij, Françesko, ishte gjithashtu nje “burre nderi” dhe me kalimin e kohes u be “kapo” i krahines se Trapanit, njekohesisht edhe nje nga njerezit me te besuar te Toto Riines.
Sigal