Goditet banda shqiptare, shfrytëzonin vajza rumune e italiane si prostitute

205
10 persona, mes tyre shqiptarë dhe italianë janë arrestuar nga policia në provincat e Napolit dhe Casertas, pasi akuzohen për inkurajim, favorizim dhe ushtrim prostitucioni. Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere, ka lëshuar urdhërat e ndalimit pas një hetimi të gjatë për një rrjet prostitucioni që ushtronte aktivitetin përgjatë bregdetit Domicianit. Sipas hetuesve, organizata kriminale ishte organizuar e tillë me role, për të zgjedhur vajzat për prostitucion, caktonin vendet se ku do ushtrohej prostitucion dhe më pas bëhej edhe ndarja e fitimit. Gjithashtu kanë kryer edhe katër tentativa për të grabitur gra italiane dhe rumune, të cilat kishin kërkuar të punonin kundrejt 500 eurove në muaj. Hetimi është ende në vazhdim dhe emrat e tutorëve shqiptarë nuk bëhen me dije. Mediat italiane shkruajnë se bëheshin edhe kërcënime serioze me vdekje nga disa prej anëtarëve të bandës për prostitutat e reja, të cilat nuk e kishin paguar “kuotën e tyre të grabitjes”.