Goditet banda italo-shqiptare e drogës, arrestohen 14 persona

405
Karabinierët e Pavias në përfundim të një aksioni policor kundër trafikut të narkotikëve kanë vënë në pranga 14 persona për shpërndarje kokaine dhe marijuane. Mes të arrestyarve janë 5 shqiptarë dhe 9 italianë, në kuadër të operacionit “Amico Mio Atto II” (Miku im, Akti II), zhvilluar në krahinat e Pavia-s, Milans dhe Bolonja-s.
Shqiptarët e arrestuar janë: 38-vjeçari B.L., banues në Voghera, 40-vjeçari L.D., banues në Pietra de’ Giorgi, 28-vjeçari R.E., banues në Pavia, 43-vjeçari H.A., banues në Voghera dhe 46-vjeçari M.H., banues në Canneto Pavese. Gjykata ka caktuar për dy të fundit arrest shtëpie, ndërsa ndaj tre të tjerëve u vendos masa arrest me burg pa afat. Hetimet e më shumë së 9-muajsh kanë treguar se droga vinte nga jashtë Italisë dhe furnizuesit ishin shqiptarët. Aktiviteti i jashtëligjshëm kryhej në një bar në Belgioioso, Pavia, ku disa prej të arrestuarve takoheshin me furnizuesit e drogës për të vendosur lidhur me sasinë dhe llojin e drogës që do të blinin dhe mënyrën e dorëzimit të drogës. Një prej të arrestuarve u kap në flagrancë me 50 gramë kokainë.
Sigal