Goditet banda e drogës, kapet ‘bosi’ shqiptar dhe një i moshuar italian, ja rolet e tyre

443
Një shqiptar 47-vjeccar ka rënë në pranga të policisë pasi ishte ndërlidhësi i një bande të specializuar për trafikun e kokainës nga Holanda në Itali.
Policia italiane nuk jep shumë detaje lidhur me identitetin e shqiptarit pork a bërë të ditur vetëm iniciale H.Z.
Personi në fjalë merrej me shpërndarjen e kokainës në Riviera del Conero, me një qarkullim prej një milion euro në muaj, siç shkruan “Corriere”.
Nga operacioni i koduar “Romon Loco”, i cili çoi në sekuestrimin e 2.5 kg kokainë e papërpunuar në kristale, e cila u sekuestruar në bordin e një automjeti të ardhur nga Rotterdami i Holandë, ndërsa u ndalua për një kontroll në jug të Modenas.
Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në dy pako e mbështjellë me letër cefofoni, ndërsa ishte fshehur në ndenjësen e pasme të mjetit.
Ndërsa shoferi i cili ishte korrieri ishte një pensionist italiane 65 vjeçar dhe banues në Maranello.
Gjatë një kontrolli në banesën e shqiptari janë gjetur rreth 10 mijë e 600 euro të fshehura nën një dyshek, ndërsa shqiptari kishte fjetur aty një natë përpara se të arrestohej.
Sipas mediave italiane, vlera e kokainës ishte 400 mijë euro, ndërsa nëse do të shitej në tregun me pakicë fitimet do të arrinin në 1 milion euro.
Ndërkohë, policia ka gjurmuar shqiptari sot në mëngjes në Jesi, ndërsa qarkullonte me një makinë. Ai u arrestua në mes të rrugës menjëherë pasi zbriti nga mjeti.
Sigal