Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Bulqizë e Mat, 6 në pranga, mes tyre dhe një kryeplak

445
Dy raste të kultivimit të bimëve narkotike janë evidentuar në Bulqizë dhe Mat gjatë ditës së djeshme. Policia ka bërë të mundur asejsimin e 66 bimëve të kultivuara të dyshuara Cannabis Sativa, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, mes tyre edhe një kryeplak fshati.
Në bazë të monitorimit ajror, ka rezultuar se në njësinë administrative Baz janë fotografuar dy mini parcela të kultivuara me bimë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Kalivaç, njësia Administrative Baz-Mat, ku janë konstatuar të kultivuara 55 bimë narkotike.

Sipas policisë, bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u arrestuan në flagrancë shtetasit: Petrit Dishi, 28 vjeç; Rexhep Dishi, 59 vjeç; Roland Dishi, 21 vjeç; dhe Selman Dishi, 50 vjeç (të gjithë banues në fshatin Kalivaç-Njësia Administrative Baz), për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Në lidhje me këtë rast u arrestua edhe shtetasi Bashkim Nelaj, 59 vjeç, me detyrë Kryeplak fshati, banues në fshatin Drita, njësia Baz, për veprat penale “Moskallzim Krimi”, “Shërdorim Detyre”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Moskallzim Krimi”, “Shpërdorim Detyre”.

Gjithashtu në vijim të verifikimit të koordinatave të ardhura nga monitorimi ajror, në Bulqizë është arrestuar nga Policia shtetasi Zenel Dedja, 54 vjeç, banues në fshatin Dushaj, në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në pronën pranë banesës së tij janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 11 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal