Godet me thikë në kokë djalin e xhaxhait pas sherrit për pronën, arrestohet 28-vjeçari

482
Një tjetër konflikt në familje ka shkas sherrin për pronën. Një 21-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, pasi djali i xhaxhait të tij e goditi me thikë në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në fshatin Stërbeg, në Rrogozhinë.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka arrestuar 28-vjeçarin Xhevahir Hasa.
NJOFTIMI I POLICISE
Për motive pronësie ushtron dhunë fizike duke përdorur dhe armë të ftohtë (thikë) ndaj djalit të xhaxhait.
Policia arreston në flagrancë 28-vjeçarin.
Shërbimet e policisë Kavajë, më datë 02.11.2017, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Xhevahir Hasa, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg – Rrogozhinë.
Ky shtetas për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait, shtetasit R. H., 21 vjeç dhe duke përdorur armë të ftohtë (thikë) i ka shkaktuar atij dëmtime të lehta në kokë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.
Sigal