Godet me thikë djalin e tij, arrestohet 64-vjeçari në Peqin

433
Sigal

Një 64-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Peqinit, për shkak se ka goditur me thikë djalin e tij. Sipas njoftimit të policisë, djali është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk bëhet e ditur mosha e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi  për motive të dobta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.