Godet me kosore bari një person, arrestohet 65-vjeçari

598
Policia e Lushnjes ka arrestuar një shtetas 65-vjeçar pasi ka plagosur një person me sende të forta. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Shefqet Gjoni, 65 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fushat e fshatit Plug, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me sende të forta (kosore bari) shtetasin A.M, 58 vjeç, banues në fshatin Plug, i cili ndodhet në spitalin Lushnjë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Sigal