Godet me grusht punonjësin e OSHEE-së pasi shkoi ti priste energjinë

458
Një rast dhune ndaj punonjësit të OSHEE-së tashmë ka marë zgjidhje me anë të policisë, teksa në pranga ka rënë një 47 vjeçar. Blutë e Fierit kanë vënë në pranga një shtetas, pasi ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së. Shtetasi me inicialet S.Ç., 47 vjeç, pasi ka kundërshtuar që punonjësi i OSHEE-së t’i ndërpresë lidhjen me energji, ka goditur 62-vjeçarin me grusht në fytyrë. Tashmë 47 vjeçari do të akuzohet për “kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Sigal