Godet arkitektin e bashkisë, në pranga 47-vjeçari

405
Sigal

Një 47 vjeçar u arrestua  pasi në bashkëpunim me një person tjetër ka goditur për shkak të detyrës një arkitekt të punësuar në Bashkinë e Vlorës.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë”.

Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.